Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bota rrezikohet për pesë herë më shumë çdo vit nga katastrofat natyrore

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka tërhequr vërejtjen të mërkurën se katastrofat natyrore janë duke ndodhur katër-pesë herë më shumë sesa në vitet ’70, teksa ka thënë se për shkak të fatkeqësive natyrore vetëm gjatë vitit 2020 janë zhvendosur 31 milionë njerëz.

Sipas vlerësimeve të organizatës së meteorologjisë, katastrofat natyrore tani po shkaktojnë dëme shtatë herë më shumë sesa në vitet ’70 kur edhe filluan matjet. Në një studim të publikuar të enjten, Organizata Botërore e Meteorologjisë ka bërë të ditur se janë dy zona të cilat janë prekur më së shumti nga ndryshimet klimatike, Lindja e Mesme dhe Antarktiku.

Që nga vitet ’70 bota ka regjistruar çdo vit mesatarisht nga 711 fatkeqësi natyrore, mirëpo mes viteve 2000 dhe 2009 janë regjistruar çdo vit nga 3 mijë e 536 katastrofa natyrore. Shumica e vdekjeve dhe dëmeve në 50 vjetët e fundit janë shkaktuar nga stuhitë, përmbytjet dhe thatësia. Sipas vlerësimit, para 50 vjetësh katastrofat natyrore kanë kushtuar 175 milionë dollarë çdo vit, ndërkaq kjo shifër është ngritur në 1.3 miliardë dollarë pas vitit 2000.