Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fatkeqësitë e motit vranë 2 milionë njerëz në 50 vite, thotë OKB

Në 50 vjetët e fundit më shumë se 2 milionë njerëz kanë vdekur për shkak të fatkeqësive të nxitura nga ndryshimet klimatike, siç janë përmbytjet dhe vala e nxehtësisë, tha të mërkurën (1 shtator) një agjenci e OKB-së.

Më shumë se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.

Numri i fatkeqësive është rritur për pesë herë gjatë një gjysmë shekulli duke i kushtuar botës humbje në vlerë 3.64 trilionë dollarë.

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) tha se në raportin e saj është bërë përmbledhja më gjithëpërfshirëse e vdekshmërisë dhe humbjeve ekonomike nga moti, uji dhe fatkeqësitë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Hulumtuesit kanë studiuar rreth 11,000 fatkeqësi që ndodhën midis viteve 1979-2019, përfshirë katastrofat kryesore si thatësira e Etiopisë më 1983, nga e cila u shkaktuan 300,000 vdekje, dhe Uragani Katrina më 2005 në SHBA që ishte më i kushtueshmi, me humbje prej 163.61 miliardë dollarë.

Raporti tregon se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.

Edhe Bota rrezikohet për pesë herë më shumë çdo vit nga katastrofat natyrore Botë Bota rrezikohet për pesë herë më shumë çdo vit nga katastrofat natyrore

"Humbjet ekonomike po rriten", tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

Sipas tij, “përmirësimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm ka çuar në një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë".

Organizata tha se raporti i saj, në të cilin përfshihen raporte të detajuara rajonale, do të përdoret për të ndihmuar qeveritë të zhvillojnë politika për të mbrojtur më mirë njerëzit.