Sulmi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga katastrofat natyrore do të vazhdojë të mbetet në nivele alarmante, por edhe i kanë kushtuar shumë. Shkencëtarët federalë për klimën kanë thënë se në vitin 2022, 18 ekstreme klimatike i kanë kushtuar SHBA-së së paku 1 miliard dollarë, ndërkaq të gjitha katastrofat e vitit të kaluar kanë shkaktuar dëme deri në 165 miliardë dollarë.
Kjo është një shifër shumë e lartë e dëmeve që kanë shkaktuar katastrofat natyrore qëkur nisi matja në vitin 2016. Meteorologët kanë thënë se 2022-a ishte vit i egër, ani pse temperaturat në stinën e verës nuk kanë shkuar në ekstreme.
Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike janë shtysë shumë e shpejtë e motit ekstrem. Vetëm në muajin dhjetor, më shumë se 200 milionë njerëz, ose rreth 60 për qind e popullsisë amerikane – janë përballur në ndonjë formë të motit të ligë, shi, borë ose përmbytje.
-
SHBA-ja përgatitet për stuhi jashtëzakonisht të rrezikshme
-
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në shumë shtete të SHBA-së
-
Mbi 160 të vdekur në SHBA nga uragani Helene
-
Një në pesë amerikanë nën alarm të motit ekstrem
-
Pasojat e krizës klimatike - të hyrat botërore do të bien për një të pestën deri më 2050