Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parandalohet komploti terrorist në Brazil, cak ishin shtetasit izraelitë

Një komplot për të sulmuar izraelitë në Brazil thuhet se është parandaluar me arrestimin e dy personave, të dyshuar për lidhje me grupin Hezbollah, ka raportuar BBC-ja të enjten.

Arrestimet u kryen një ditë më parë në Sao Paulo, e autoritetet e policisë thanë se operacione kishte të bënte “me ndërprerje të përgatitjeve për sulme terrorist”.

Autoritetet e Brazilit kanë thënë se bastisje të tjera po kryhen në tërë vendin.

Zyra e kryeministrit izraelit ka bërë të ditur se agjencia kundërspiunazhit po punon me forcat braziliane për zbardhje të rastit.

Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në organizatë terroriste dhe përgatitje të akteve terroriste. Ata rrezikojnë të dënohen me 15 vjet e gjysmë burgim.