Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paralajmërohet rritja e çmimit të biletave të fluturimeve në Britani

Çmimi i biletave të linjës ajrore do të rritet “pa dyshim” me rritjen e kostove të karburantit, ka paralajmëruar një shef i industrisë ajrore.

Çmimet e naftës janë rritur ndërsa ekonomitë rimëkëmben nga pandemia Covid dhe për shkak të luftës në Ukrainë.

Këto kosto do t'u kalohen konsumatorëve, tha Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Ish-shefi i British Airways tha gjithashtu se Aeroporti Heathrow “duhej të ishte përgatitur më mirë” për të shmangur ndërprerjet e fundit.

Por Heathrow tha se komentet e Walsh ishin “të keqinformuara”.

Pushuesit duhet të përgatiten që kostoja e fluturimeve të rritet, tha Walsh për programin e mëngjesit të së dielës në BBC.