Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) njoftoi se rritja e çmimeve të biletave ajrore në Evropë është dukshëm më e lartë se rritja e vetë inflacionit.
Kjo bie ndesh me pretendimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), e cila përfaqëson 300 linja ajrore, se rritja e tarifave ajrore është më e ulët se rritja e inflacionit.
“Ndërsa IATA deklaroi se çmimet e biletave ajrore në Evropë në qershor të këtij viti u rritën me 16 për qind në krahasim me vitin 2019, të dhënat e pavarura nga RDC tregojnë se kjo rritje ishte 38 për qind në kulmin e verës”, tha ACI.
Ata treguan se trendi rritës i çmimeve vazhdoi edhe në tetor dhe se çmimet u rritën me 47 për qind kur rezervonin tre muaj përpara.
Në fillim të këtij muaji, gazeta e biznesit Financial Times njoftoi se Bashkimi Evropian po ushtron presion mbi kompanitë ajrore për shkak të rritjes së çmimeve të biletave, transmeton Reuters.
-
Paralajmërohet rritja e çmimeve të fluturimeve në Evropë
-
ASK: Në muajin korrik inflacioni ishte 6.5%, çmimet e transportit u rritën për 17.8%
-
Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu
-
Çmimet “në qiell”, pagat e pensionet kërkohet të përshtaten me inflacionin
-
Banka Qendrore Evropiane rrit normat e interesit në Eurozonë