Rusia është duke u përgatitur që të bëjë pushtimin e plotë të Ukrainës dhe brenda 48 orëve të ardhshme do të nisë sulmin. Presidenti amerikan, Joe Biden, ia ka dhënë këtë paralajmërim homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zenenskyy, duke deklaruar se avionët luftarakë rusë po kryejnë tashmë misione të shkurtra zbulimi mbi hapësirën ajrore të vendit të tij.
Ky paralajmërim vjen pak orë pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë mes frikës së një pushtimi të afërt rus.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putini ka dërguar tashmë tanke dhe 10,000 trupa në dy provincat pro-ruse të Ukrainës - Donetsk dhe Luhansk, ndërsa Moska ka paralajmëruar se trupat e saj nuk do të ndalen me kaq.
“Presidenti i Ukrainës është paralajmëruar se Rusia ka shumë të ngjarë të fillojë një pushtimin brenda 48 orëve, bazuar në inteligjencën amerikane”, ka thënë një zyrtar amerikan për "Newsweek". "Raportimi nga vëzhguesit e avionëve tregon se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës më herët sot”.
Një burim i afërt me presidentin Zelensky, konfirmoi se ata kishin marrë paralajmërimin, por tha se ky ishte i treti i këtij lloji i marrë nga Kievi.
"Është e mundur me siguri. Putini nuk mund të mbajë kaq shumë trupa në fushë për shumë kohë”, ka thënë Zelensky.
Edhe
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?
Raporti i Pentagonit pretendon se Rusia po planifikon një sulm të plotë ndaj fqinjit të saj, duke përfshirë sulme ajrore, raketa dhe një pushtim tokësor.
Operacioni i parashikuar i së premtes mbrëma do të fillonte me një sulm kibernetik, i ndjekur nga një pushtim tokësor. Megjithatë, zyrtarët kanë pohuar se planet e Rusisë mund të ndryshojnë bazuar në zhvillimet e përditshme. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes u ka thënë gazetarëve të mërkurën se Putini ka grumbulluar "afërsisht 100%" të trupave që do t'i nevojiteshin për të nisur një sulm në Ukrainë, ndërsa 80% janë në "pozicion gatishmërie" për një urdhër të tillë.
Të mërkurën, faqet e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera kyç qeveritare u shkëputën papritur nga një sulm kibernetik në shkallë të gjerë, për çka u fajësua Moska.