Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paralajmërimi i Bjellorusisë mobilizon Ukrainën në kufi

Ushtarët ukrainas kanë kryer trajnime në afërsi të kufirit verior me Bjellorusinë për të testuar gatishmërinë e njësiteve ushtarake.

Sipas të dhënave zyrtare, trajnimi i ushtrisë po bëhet në kuadër të masave për t’iu kundërvënë sabotazhit dhe shkatërrimit ilegal të formacioneve të armatosura.

Të hënën presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se ai dhe homologu rus, Vladimir Putin, janë pajtuar për një grumbullim të përbashkët të trupave, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Paralajmërimi ka ardhur në ditët kur Rusia ka kryer seri sulmesh në qytetet më të mëdha anembanë Ukrainës pas shpërthimit në urën e Krimesë, e cila lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ministri Sergei Shoigu ka vizituar rekrutët nga rajone të ndryshme si pjesë e mobilizimit të madh ushtarak rus kundër luftës në Ukrainë.