Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Parada e Diktaturës”, Kim në ceremoninë e 75-vjetorit të Partisë Komuniste korenano-veriore

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka rrokur vëmendjen qendrore në paradën e madhe ushtarake me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të vendit.

Analistët e huaj kanë pritur se në ditën e rëndësishme të historisë së shtetit diktatorial do të kishte ekspozim të armëve më të reja të arsenalit bërthamor, me të cilin kërcënon Shtetet e Bashkuara dhe partnerët amerikanë në Azi, raporton KOHA.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Koresë Jugore ka thënë se Koreja Veriore ka mobilizuar forca të mëdha ushtarake për paradën e madhe të së shtunës.

Aktivitetet e shumta kanë nisur një ditë më parë, me programe të veçanta televizive e publike.