Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mbajti një fjalim sfidues në një paradë ushtarake të hënën mbrëma, duke u zotuar se do të rrisë arsenalin bërthamor të vendit.
Parada, e cila u mbajt për ta shënuar përvjetorin e themelimit të forcave të armatosura, shfaqi gjithashtu raketa balistike ndërkontinentale të ndaluara (ICBM), shkruan BBC-ja të martën.
Në mars, Koreja e Veriut testoi ICBM-në e saj më të njohur për herë të parë që nga viti 2017.
Kjo ngjalli kritika nga komuniteti ndërkombëtar, i cili dënoi veprimin.
SHBA-ja gjithashtu vendosi disa sanksione ndaj vendit pas këtij testimi. ICBM-të janë armë bërthamore, të cilat zgjerojnë rrezen e sulmit të Koresë së Veriut deri në territorin e SHBA-së.
-
Kim Jong Un kërcënon me armë bërthamore
-
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
-
Kim Jong-un paralajmëron “rritjen e fuqisë bërthamore” për ta rivalizuar SHBA-në
-
Koreja V. thotë se më 2024 do të lëshojë më shumë satelitë dhe prodhojë më shumë armë bërthamore
-
Koreja e Veriut përgatit ushtrinë kundër SHBA-së