Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paqartësi dhe dyshime për raketën që goditi Spitalin në Gazë

Bombardimi i spitalit në Gaza ka marrë vëmendjen në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Të dyja palët kanë hedhur fajin te njëra-tjetra teksa agjencia e lajmeve “Associated Press” pretendon se ka zbuluar se kush ka lëshuar raketat në drejtim të spitalit.

Pak para orës 19 të martën, seria e raketave zdriti qiellin e Gazës.

Videot e analizuara nga agjencia e lajmeve “Associated Press” kanë treguar se raketat nuk shkuan shumë lart dhe shpërthyen në tokë.

Sekonda më vonë, videot kanë treguar për një shpërthim të madh në të njëjtën zonë – atë të spitalit al-Ahli Arab.

Se kush është fajtor për bombardimin e spitalit ka nxitur debat të madh dhe faji është hedhur sa te Qeveria izraelite sa te militantët palestinezë, duke përshkallëzuar edhe më shumë tensionet në luftën që ka hyrë në javën e tretë.

Në analizat e videove që i ka bërë AP-ja sqarohet se raketa që ishte copëtuar në ajër ishte lëshuar nga territori palestinez dhe se shpërthimi në spital me shumë gjasë është shkaktuar nga një pjesë e raketës që ka rënë në tokë.

Edhe Paqartësi dhe dyshime për raketën që goditi spitalin në Gaza Botë Paqartësi dhe dyshime për raketën që goditi spitalin në Gaza

Mungesa e provave forenzike dhe vështirësia në mbledhjen e materialit në kohën e luftës, do të thonë se nuk ka prova definitive se ka lidhje mes dështimit të raketës në ajër dhe shpërthimit në spital. Mirëpo, pretendimet e AP-së janë përkrahur nga disa ekspertë të raketave.

Justin Crump, ish-oficer i Ushtrisë britanike dhe këshilltar i inteligjencës, ka thënë se dështimi i raketave të prodhuara nga militantët është shumë i lartë.

“Arma e përdorur këtu është pak më e madhe dhe e sofistikuar, por janë armë të bëra me dorë. Shkalla e dështimit të raketave është e madhe, madje edhe për ushtritë perëndimore. Pra, nuk është befasuese se një numër i madh i armëve dështojnë dhe dihet se një numër i madh i bombave do të bien brenda Gazës dhe fatkeqësisht vrasin shumë civilë”, ka thënë Crump.

Andrea Richardson, eksperte në analizimin e inteligjencës me burim të hapur, ka deklaruar se raketat janë lansuar nga territori i Gazës.

“Nga provat në video që kam parë është shumë e qartë se raketat u lëshuan brenda Gazës. Mund ta shihni këtë nga pikat e horizontit që janë shumë të qarta në këtë kontekst”, ka thënë Richardson.

Edhe Goditet spitali në Gaza nga një sulm ajror izraelit Botë Goditet spitali në Gaza nga një sulm ajror izraelit

Bombardimi i spitalit është incizuar nga tri kamera. Këto tri video i ka analizuar AP-ja dhe del se raketat janë lëshuar nga Gaza dhe një prej tyre tre sekonda më vonë ka rënë në afërsi të spitalit.

Një minutë pas shpërthimit, Hamasi kishte raportuar për sulmin me raketa në qytetin Ashdod, që është 50 kilometra në veri të Gazës.

Dy minuta më vonë edhe Xhihadi Islamik, grup që bashkëpunon me Hamasin, gjithashtu kishte njoftuar për sulmet me raketa në drejtim të Tel-Avivit.

Ushtria izraelite vazhdimisht ka raportuar se nuk ka bombarduar spitalin dhe ka hedhur fajin te Xhihadi Islamik për lansimin e këtyre raketave.

Vlerësimet e Izraelit, të mbështetura edhe nga inteligjenca amerikane, gjithashtu përmendin edhe mungesën e kraterit të madh dhe dëmeve të gjera strukturore që shkaktojnë bombat e lëshuara nga ushtria izraelite.

Edhe Ushtria izraelite pa prova të Hamasit në spitalin më të madh të Gazës Botë Ushtria izraelite pa prova të Hamasit në spitalin më të madh të Gazës

Hamasi qëndrimet e Izraelit i ka cilësuar si të fabrikuara dhe e ka akuzuar për ndëshkim të spitalit që ka injoruar urdhrin për evakuim dy ditë më herët, ani pse nuk ka publikuar prova që i mbështesin këto qëndrime.

Autoritetet palestineze kanë njoftuar se janë vrarë më shumë se 4 mijë persona, duke llogaritur edhe viktimat në spital, ndërkaq Qeveria izraelite ka njoftuar se nga sulmet e Hamasit janë vrarë 1 mijë e 400 persona.