Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa pranon se murgeshat dhe priftërinjtë nuk janë imunë ndaj pornografisë

Papa Françesku i ka paralajmëruar kundër të pornografisë digjitale studentët, të cilët përgatiten për të shërbyer si klerikë, ndërsa ka pranuar se shikimi i pornografisë në internet është gjithashtu një ves i priftërinjve dhe murgeshave.

Papa nxiti studentët që të përdorin rrjetet sociale për të avancuar dhe komunikuar, ndërsa paralajmëroi për rreziqet, raportoi të mërkurën The Guardian.

“Nuk do të them, ‘çojeni dorën nëse keni pasur të paktën një eksperiencë të tillë’. Por, nëse secili nga ju mendoni se e keni pasur eksperiencën ose tundimin... Është ves që shumë njerëz e kanë. Madje priftërinjtë dhe murgeshat. Nga aty hyn djalli. Dhe nuk po flas vetëm për pornografinë digjitale si ajo e abuzimit të fëmijëve, kjo tashmë është degjenerim”, tha ai.

Edhe pse ka 64.3 milionë ndjekës në Twitter, papa ka thënë se nuk i përdorë rrjetet sociale, por se ato menaxhohen nga një ekip njerëzish.

Më 2020, Vatikani u vu në gjendje të sikletshme kur llogaria zyrtare në Instagram e papës pëlqeu fotografinë e modeles braziliane, Natalia Garibotto.