Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku përdori karrocë për herë të parë publikisht

Papa Françesku përdori karrocë për herë të parë publikisht, Maj 2022

Papa Françesku është parë për herë të parë duke përdorur karrocë në publik, disa ditë pasi ka deklaruar se po trajtohet për dhimbjen e gjurit, raportoi “The Guardian” të enjten.

Papa, i cili prej kohësh vuan nga dhimbjet në gjurin e djathtë, është futur në sallën e Palit VI në qytetin e Vatikanit për t’u takuar me murgeshat nga e gjithë bota.

Në një intervistë për “Corriere della Sera” të martën, Papa 85-vjeçar, ka thënë se është gati t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje të vogël për shkak të problemeve me ligament.

Po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm të udhëtojë për në Moskë, ku kërkoi të takohej me presidentin rus Vladimir Putin, lidhur me luftën në Ukrainë, por që ende nuk ka marrë përgjigje.

"Ka një problem, ky gju nuk funksionon. Duhet t’i bindem mjekut, i cili më tha të mos ecja”, ka thënë Papa javën e kaluar në një takim me peshkopët nga Sllovakia, teksa nuk mundi të lëvizte nga karrigia për të përshëndetur audiencën.

Artikuj të ngjashëm