Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku e quan masakër luftën në Ukrainë

Papa Françesku e ka quajtur “masakër të pandjeshme” luftën në Ukrainë, ku sipas tij, “kërditë dhe mizoritë përsëriten çdo ditë”.

Gjatë fjalimit të tij javor të së dielës, Papa Françesku i është lutur faktorit ndërkombëtar që të përpiqen t’i japin fund luftës.

"I lutem të gjithë aktorëve të komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë një përpjekje reale për t'i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme," tha kreu i Kishës Katolike para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit pas lutjes së tij. “Këtë javë, raketa dhe bomba goditën civilët, të moshuarit, fëmijët dhe nënat shtatzëna. Njërit prej tyre i mungon një krah, një tjetër i plagosur në kokë, fëmijë të pafajshëm. Le të qëndrojmë pranë këtij populli të goditur, t'i përqafojmë me dashuri dhe me përkushtim e lutje konkrete dhe ju lutemi mos u mësoni me luftën dhe dhunën”, ka thënë ai, raporton CNN.

“E gjithë kjo është çnjerëzore, në të vërtetë është edhe sakrilegji, sepse bie ndesh me shenjtërinë e jetës njerëzore. Sidomos ndaj jetës së pambrojtur njerëzore, e cila duhet respektuar dhe mbrojtur, jo eliminuar dhe që del përpara çdo strategjie, të mos harrojmë, është mizore, çnjerëzore dhe sakrilegj”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm