Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Panik nga drita që dukej si UFO

Drita që vinte nga një raketë ka shkaktuar panik te jug-koreanët që menduan se ishte dritë jashtëtokësorësh.

Ushtria e Koresë së Jugut është detyruar që të reagojë ndaj dritës në pikë të natës që ngjalli panik te njerëzit që mendonin se është UFO ose raketë e Koresë së Veriut.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se drita vinte nga një raketë që është testuar të premten, por me sy dukej si dritë të ndonjë anijeje të paidentifikueshme.

Koreja e Jugut nuk ka njoftuar publikun për lansimin e raketës për shkak se përmbante çështje të ndjeshme të sigurisë ushtarake.