Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Drita e fuqishme në qiellin e Kievit dyshohet se ishte meteorit

Një dritë misterioze që ndriçoi qiellin e Kievit të mërkurën mbrëma, ka nxitur spekulime, raporton BBC.

Zyrtarët në Kiev fillimisht kishin dyshuar se ishte sateliti i NASA-s që po binte në Tokë, por agjencia hapësinore e SHBA-së i tha BBC-së se nuk ka rënë sateliti në atë lokacion.

Zyrtarët hapësinor ukrainas kanë thënë më vonë se me gjasë drita ishte një meteorit që po futej në atmosferë.

Forcat ajrore të Ukrainës janë të bindura se nuk ishte një sulm ajror rus.

Drita mbi qiellin e Kievit është vërejtur rreth orës 22:00 të mërkurën.

Artikuj të ngjashëm