Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kievi sulmohet rëndë me raketa dhe dronë

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të rëndë ajror të Rusisë në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Ky është sulmi i tretë këtë muaj në Kiev.

Institucionet ukrainase u bërë thirrje qytetarëve që të qëndronin larg dritareve, në mënyrë që të mos goditeshin nga copat e raketave të rrëzuara.

Kryebashkiaku i qytetit Vitali Klitschko, ka thënë se disa copa të raketave kanë rënë në distriktet qendrore, duke përfshirë kopshtin zoologjik të qytetit.

Alarmi i sulmit ajror u ndez rreth orës 23:30 të hënën dhe u ndal vetëm dy orë më vonë.

Gjatë sulmit u përdorën dronë dhe raketa. / BBC

Artikuj të ngjashëm