Në fotot satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies, shihen grupe të reja të ushtarëve dhe pajisje ushtarake të vendosura në perëndim të Rusisë dhe më tepër se 100 mjete ushtarake në jug të Bjellorusisë, që të gjitha afër kufirit me Ukrainën, raporton BBC.
Rusia dhe Bjellorusia kanë thënë se po organizojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në territorin e Bjellorusisë.
Asnjëra nga shtetet nuk ka komentuar pamjet e fundit.

Kompania Maxar Technologies ka publikuar disa foto ku shihen trupat ruse.
Rusia të hënën ka vendosur që t’i njohë si të pavarura territoret separatiste të Ukrainës, Donetzkun dhe Luhanskun. Po ashtu me marrëveshjet e nënshkruara me të dy vendet, Rusia do të dërgojë “trupa paqeruajtës” atje, ndërsa edhe mund t’i ofrojë ndihmë ushtarake në mbrojtje e mund edhe të ndërtojë infrastrukturë ushtarake.
Ndaj këtyre vendimeve kanë reaguar shumë shtete duke vendosur sanksione. SHBA-ja, BE-ja e Britania e Madhe kanë vendosur pakon e parë të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të godasin edhe më fortë nëse eskalon situata.

-
Imazhet satelitore tregojnë dislokimin e trupave në kufirin Bjellorusi-Ukrainë
-
Bjellorusia i del në ndihmë Rusisë, mban kufirin me Ukrainën në tension
-
Pamjet satelitore tregojnë lëvizjet e ushtrisë ruse afër Ukrainës
-
Rusia ka rrethuar Ukrainën në të tria anët, ja vendet nga mund të nisë pushtimi
-
Rusia zhvendos raketat me kapacitet bërthamor "Oreshnik" në Bjellorusi