Me qindra palestinezë kanë protestuar të martën në qytetin e Gazës kundër një marshi të ultranacionalistëve hebraikë përgjatë lindjes së Jerusalemit.
Disa protestues kanë djegur fotografitë e ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe atij aktual, Naftali Bennett. Marshi i së martës ka ngritur shqetësimet për një valë të re dhune në rajon, pak javë pas përfundimit të luftimeve midis militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
Së paku dy persona janë arrestuar nga policia izraelite gjatë largimit të palestinezëve nga Porta e Damaskut, para mbërritjes së nacionalistëve hebraikë. Palestinezët e konsiderojnë marshin në zonat e shenjta të qytetit si provokim nga Izraeli.
-
Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu
-
Izraeli ka nisur sulme në qytetin e Gazës
-
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë
-
Izraeli arreston burrin që kërcënoi Netanyahun me vrasje
-
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve