Pakistani ka shpallur izolim të pjesshëm për tetë ditë derisa pritet festimi i Fitër Bajramit javën e ardhshme.
Bizneset që nuk janë esenciale duhet të mbyllen dhe udhëtimet në të gjithë vendin ndalohen nga 8 deri 16 maj.
Vendi aktualisht po përballet me valën e tretë të COVID-19, me mbi 140,000 raste dhe 3,000 të vdekur vetëm në prill, shkruan BBC.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se kufizimet mund të jenë të domosdoshme për shkak të shteti fqinj, Indisë, e cila ka shkallë të lartë të të infektuarve.
Transporti brenda dhe ndërmjet rajoneve e qyteteve kufizohet në vetëm automjete private, taksi dhe trena, të gjitha me kapacitet të reduktuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Myslimanët në ethe festojnë në rajonin indian në shtetrrethim
-
Nga java tjetër, SHBA-ja kufizon udhëtimet hyrëse me Indinë
-
Irani mbyllet për 10 ditë për të mundur valën e katërt të pandemisë
-
Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Pakistan për shkak të grumbullimeve masive
-
Pas pesë muajve pakistanezët hapin restorantet