Pakistanezët u dyndën në palestra, salone dhe restorante për herë të parë pas pesë muajve, pasi ishin të mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton Reuters.
Pakistani ka regjistruar më shumë se 280 mijë raste me COVID-19 dhe afër 6100 viktima, por që nga qershori ka pasuar rënie, kur kishte shënuar 7 mijë të prekur e 118 viktima në vetëm një ditë, transmeton KOHA.
Të dielën ky vend ka regjistruar 539 të infektuar e vetëm 15 viktima.
“Falë Zotit qeveria ka lejuar ushqyerjen brenda, po funksiononim me ‘merre me vete’, por tani bizneset do të përmirësohen”, ka thënë Sher Khan, pronar i një çajtore në një zonë të mrekullueshme në Karachi, qyteti më i madh në Pakistan.
Artikuj të ngjashëm
-
Pakistani futet në izolim të pjesshëm në prag të Fitër Bajramit
-
Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Pakistan për shkak të grumbullimeve masive
-
Rihapen kinematë në Indi pas disa muajsh mbylljeje për shkak të COVID-19
-
Bie numri i të infektuarve në Pakistan – ekspertët nuk kanë sqarim rreth arsyes
-
Frikë për rritje të rasteve me COVID-19 në Irak me fillimin e muajit të Muharremit