Përmbytjet vazhduan të prekin banorët në provincën pakistaneze Sindh të hënën, ndërsa presin që t’u ofrohen më shumë ndihma, raporton agjencia AP.
Rajoni jugor është një nga zonat më të goditura nga reshjet vdekjeprurëse të monsuneve në vendin e varfër.
Të hënën, banorët në Dadu udhëtuan me varkë nëpër ujërat e përmbytjeve. Të tjerët po qëndrojnë në tenda. Ka frikë se Dadu mund të pësojë përmbytje të mëtejshme nga ujërat në rritje të Lumit Hindu. Pakistani ka vuajtur nga reshjet jashtëzakonisht të dendura të monsuneve që nisën në mes të qershorit. Afro 1.400 njerëz humbën jetën dhe 13.000 që janë lënduar. Miliona të tjerë kanë mbetur pa strehë nga përmbytjet e dendura. Ujërat shkatërruan, gjithashtu, infrastrukturën rrugore dhe të komunikimit. Si pjesë e përpjekjes së ndihmës, dy avionë të tjerë ushtarakë amerikanë, të ngarkuar me tonelata furnizime, zbarkuan në fundjavë në provincën Sindh.
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
Përmbytjet lanë të vdekur 1 mijë e 200 persona në Pakistan
-
Pakistani raporton për mbi një mijë të vdekur nga vërshimet
-
Rriten nivelet e lumenjve nga shirat në Pakistan, mijëra njerëzve u kërkohet të evakuohen