Tërmeti që ka ndodhur të premten në Birmani, përveçse ka lënë mijëra viktima dhe të lënduar, ka shkaktuar edhe një krizë të rëndë ku njerëzve iu mungojnë kushtet elementare si energjia elektrike, uji i pijshëm dhe tualetet, ka raportuar “BBC”.
Është raportuar edhe për mungesë të ushqimit, radhë të gjata në markete dhe linja telefonike që vështirë funksionojnë.
Kushtet e jashtëzakonshme kanë detyruar edhe masa të jashtëzakonshme. Sipas traditës birmaneze trupat e të vdekurve digjen, por tani kjo ceremoni po kryhet në forma jotradicionale duke i djegur trupat në grupe.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), tërmeti ka përkeqësuar një situatë veçse të rëndë në Birmani, e cila gjendet në luftë civile për të katërtin vit radhazi. Pavarësisht shkatërrimit, janë raportuar sugjerime se liderët e ushtrisë së vendit kanë vazhduar me sulme ajrore kundër grupeve prodemokratike, milicive etnike.
Të martën në Birmani është mbajtur 1 minutë heshtje në orën që ndodhi tërmeti për të nderuar viktimat.
-
Mbi 3,000 të vdekur nga tërmeti në Birmani
-
Ushtria e Birmanisë shpall armëpushim pas tërmetit që la të vdekur mbi 3 mijë persona
-
Arrin në mbi 2000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani
-
Spitalet në Birmani të mbingarkuara, tërmeti la mbi 1.700 të vdekur
-
Mbi 1,600 të vdekur nga tërmeti në Birmani