Udhëheqja ushtarake e Birmanisë ka shpallur një javë zie kombëtare, pasi më shumë se 1.700 njerëz kanë vdekur në vend pas tërmetit të fuqishëm të së premtes.
OKB-ja ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë ndihmë, teksa grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për një krizë humanitare të përkeqësuar në vendin e shkatërruar nga lufta, me spitale të dëmtuara dhe të mbingarkuara.
BBC-së i është thënë se era e trupave të vdekur po përshkon rrugët.
Udhëheqësit ushtarakë të Birmanisë janë ende duke kryer sulme ajrore kundër një rezistence të armatosur që ata kanë luftuar për katër vjet.
Ndërkohë, në Tajlandën fqinje, dihet se kanë vdekur 19 persona dhe të hënën mijëra njerëz janë evakuuar nga ndërtesat e plasaritura në Bangkok.
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
OKB: Mbi 700 civilë u vranë nga ushtria e Mianmarit gjatë periudhës zgjedhore
-
Të paktën 24 të vrarë pasi parashutisti hedh bomba në festivalin budist të Birmanisë
-
Arrin në mbi 1400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan
-
Shkon në 900 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, kërkohet ndihmë ndërkombëtare