Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kritikojnë Greqinë për procedurat e azilit

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe agjencitë humanitare e kanë kritikuar Qeverinë greke, lidhur me planet për të forcuar procedurat e azilit.

“Amnesty International”, “Human Rights Watch” dhe “Mjekët Pa Kufij”, thanë se ndryshimet e propozuara do të kufizojnë të drejtën e emigrantëve për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian, transmeton KTV.

Sipas statistikave, shumica e emigrantëve që arrijnë në Greqi, vijnë nga luftërat në Siri dhe Irak. Por, kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.