Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO), ka pezulluar të mërkurën anëtarësimin e Rusisë, raportoi CNN-i.
UNWTO-ja bëri të ditur se Rusia nxitoi të ofrojë tërheqjen e saj disa orë para seancës së jashtëzakonshme që është mbajtur më 27 prill. Megjithatë u votua për suspendimin.
"Anëtarët e UNWTO votuan për pezullimin e Rusisë. Në mbledhjen e Asamblesë së parë të jashtëzakonshme të Përgjithshme të UNËTO-së, anëtarët diskutuan pezullimin e Rusisë nga Organizata. Rusia nuk pranoi të mbronte pozicionin e saj dhe njoftoi tërheqjen e saj nga UNWTO”, thuhet në njoftimin e Organizatës.
Për pezullimin e Rusisë nga Organizata e Turizmit e OKB-së është deklaruar edhe ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.
"Rusia është pezulluar nga UNWTO-ja. Faleminderit për të gjithë anëtarët që e mbështetën këtë veprim. Kriminelët rusë të luftës duhet të jenë në Hagë. Izolimi i Rusisë do të thellohet edhe më shumë për sa kohë të zgjasë lufta në Ukrainë", ka thënë Kuleba.
Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar daljen e Rusisë nga Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së përmes një deklaratë të mërkurën.
Edhe
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
“Pala ruse nuk e sheh të arsyeshme të vazhdojë punën në UNWTO, udhëheqja e së cilës mbështet hapur diskriminimin ndaj vendit tonë. Në këtë drejtim, Federata Ruse ka vendosur të tërhiqet nga Organizata Botërore e Turizmit”, thuhet në deklaratë.
Më herët, Rusia është suspenduar edhe nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
UNWTO Members voted to suspend Russia.
— World Tourism Organization (@UNWTO) April 27, 2022
Meeting for a first extraordinary UNWTO General Assembly, Members debated the suspension of Russia from the Organization.
?? declined to step up and defend its position, and announced its withdrawal from UNWTO.
?https://t.co/WXM5T7Qnpj pic.twitter.com/S3qUTxBgAE