Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se Evropa është “jashtëzakonisht e dobët ushtarakisht” ndërsa Rusia është bërë më e fortë gjatë luftës së saj me Ukrainën.
Të premten, duke folur për transmetuesin shtetëror të Hungarisë, Orban ka theksuar se Evropa nuk ka as pajisjet dhe as municionet që do të ishin të nevojshme në një konflikt me rusët, raporton AP.
Orban, një figurë udhëheqëse e së djathtës ekstreme në Evropë, ka pasur prej kohësh lidhje të ngushta me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump dhe ishte lideri i parë i BE-së që e mbështeti publikisht republikanin gjatë fushatës së tij për president.
Orban konsiderohet gjithashtu gjerësisht si partneri më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në BE dhe ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Kremlinin edhe pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Kohët e fundit, Orban ka këmbëngulur vazhdimisht se Trump do t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe e ka cilësuar konfliktin si një luftë ndërmjetëse midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Orban ka argumentuar se situata po ndërlikohej nga fakti se SHBA-ja ishte në mesin e administratave me pikëpamje të kundërta për konfliktin në Ukrainë.
-
Orbani pritet ta kërkojë miratimin e SHBA-së për blerjen e naftës ruse
-
Orban: Samiti i paqes për Ukrainën nuk është hequr nga agjenda
-
Orban krenohet se Budapesti është i vetmi vend në Evropë ku Trumpi mund të takohet me Putinin
-
Orban: S'kemi pse i frikësohemi Rusisë, jemi më të fortë
-
Rusia e ka fituar luftën në Ukrainë, thotë Orban