Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian sa i përket zgjerimit, ndërsa ka përmendur veçanërisht rastin e Serbisë. Orban në një bisedën me ish-kancelarin austriak Wolgang Schuessel, që u transmetua në “Presse am Sonntag”, ka folur edhe për Ukrainën. Ka vlerësuar se u humb rasti në vitin 2008 që Ukraina të anëtarësohej në NATO
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se për Bashkimin Evropian duhet të jetë prioritet inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor.
Orban në një bisedë me ish-kancelarin austriak Wolfgang Schuessel, të cilën e ka transmetuar “Presse am Sonntag”, ka përmendur veçanërisht Serbinë. Orban njihet për marrëdhëniet e mira me Serbinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Duhet ta përfundojmë detyrën e vjetër të zgjerimit, para se të fillojmë zgjerimin e ri me Ukrainën. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur, do ta humbim atë. Serbia ka mundësi të tjera. Sapo ka përfunduar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën”, tha Orban.
Orban ndërkohë është pyetur për Ukrainën. Ai ka thënë se “është lëshuar 16 vjet më parë rasti që Ukraina të inkuadrohet në NATO”.
Ai tha se deri në vitin 2008, Rusia ishte shumë më e dobët, por shtetet anëtare nuk e pranuan atë.
Edhe
Orban kërkon që Serbia të inkuadrohet sa më shpejt në BE
“Megjithatë, kjo mundësi nuk u shfrytëzua në Samitin e NATO-s në Bukuresht. Nuk arritëm të përfundonim me sukses negociatat për pranimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë, që do të thotë se u humb perspektiva e Ukrainës si anëtare e ardhshme e BE-së dhe NATO-s”, tha Orban,
Orban ka thënë se mundësia e vetme për Ukrainën tash “është të jetë si zonë neutrale mes Rusisë e Perëndimit”.
“Nëse kjo nuk ka sukses, atëherë Ukraina do ta humbë tokën e vet. Rusët do ta shkatërrojnë Ukrainën vazhdimisht”, ka thënë Orban.
Orban ka treguar edhe se si e kishte vërejtur që Rusia po përgatiste pushtimin e Ukrainës.
“Nuk e kisha pritur për një kohë të gjatë. Por dy javë para se të shpërthente lufta isha në Moskë dhe kisha ndjenjën se një pushtim ishte i mundur. Pas vizitës sime, i raportova sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për përshtypjet e mia dhe i thashë se ne jemi në telashe, sepse rusët mendojnë se herët a vonë do t’iu duhet të zgjidhin konfliktin me Ukrainën me forcë nëse Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO”, tha Orban.
Edhe
Orban: Hungaria nuk dëshiron ta ketë fatin e Ukrainës
Ai ka thënë se “Hungaria do të bëjmë çmos që të paktën të arrijmë një armëpushim dhe të krijojmë një situatë të cilën mund ta negociojmë”.
I pyetur për ta krahasuar luftën në Ukrainë me kryengritjen hungareze të vitit 1956, Orban ka thënë se “Ukraina nuk po e mbron Evropën”.
“Ata nuk po e mbrojnë Evropën, ndryshe nga Hungaria e atëhershme. Ukraina nuk na ofron ne evropianëve asnjë siguri shtesë, sepse shumica prej nesh janë tashmë anëtarë të NATO-s, që është shumë më e fortë se Rusia. Nuk ka rrezik që Rusia ta sulmojë një anëtar të NATO-s”.
Orban ka folur edhe për zgjedhjet në BE që mbahen sivjet.
Edhe
Hungaria s’do të marrë pjesë në asnjë aksion të NATO-s në mbështetje të Ukrainës, thotë Orbani
“Duhet të kthejmë sistemin e mëparshëm, ku parlamentet kombëtare dërgonin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian, në vend se të mbahen zgjedhje të drejtpërdrejta’.
Orban e ka quajtur Parlamentin Evropian aktual si “çmendinë”.