Pas kërkesës për të përjashtuar kryeministrin hungarez nga Partitë Popullore Evropiane, Viktor Orban i ka quajtur kritikët e tij në PPE “idiotë”. Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, lideri populist hungarez tha se anëtarët e parlamentit të BE që duan që Fidesz të përjashtohet nga Partia Popullore Evropiane janë "idiotë të dobishëm" për të majtën, duke përdorur një shprehje që zakonisht i atribuohet Leninit.
“Përderisa ata besojnë se po bëjnë një luftë shpirtërore, në fakt po u shërbejnë interesave të të tjerëve, kundërshtarëve tanë.” -tha ai
Disa ditë më parë, udhëheqësit e partive kryesore kristiandemokrate dhe konservatore kanë kërkuar që partia e Orbanit, Fidesz të përjashtohet nga e djathta europiane, mundësi që mbështetet edhe nga kandidati kryesor i PPE në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat zhvillohen në maj, politikani gjerman Manfred Weber.
Reagimi i ashpër i aleatëve të qendrës së djathtës ndaj kryeministrit hungarez vjen pasi qeveria e tij nisi një fushate agresive posterash anti-BE-së, që shënjestronte Kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili është gjithashtu pjesë e Partive Popullore Europiane. Po pavërësisht kësaj, Orban paralajmëron vazhdimin e politikës së tij të deritanishme.
- Largimi i Orbanit nga i cili mund të nxjerrin mësime liderët me synime autoritare
-
Merr fund pushteti 16-vjeçar i Orbanit, Magyar fiton zgjedhjet në Hungari
-
Zgjedhjet e 12 prillit – Orban merr mbështetjen e së djathtës ekstreme të Evropës
-
Orban: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë s’është Rusia por BE-ja
-
Orbani përbuz qëndrimin e BE-së për Ukrainën