Viktor Orban ka pranuar humbjen në zgjedhjet e të dielës në Hungari, duke i dhënë fund pushtetit të tij 16-vjeçar. Orbani e ka quajtur të dhimbshëm rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, ku partia opozita Tisza e Peter Magyarit ka dominuar.
Magyari është projektuar të marrë 2/3 e ulëseve në Parlamentin e Hungarisë të përbërë nga 199 deputetë. Kur janë numëruar rreth 96 për qind të votave, Tisza parashihet të marrë 138 ulëse, karshi 55 sa do t’i marrë Fidesz e 6 Mi Hazank.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faleminderit Hungari!” – ka shkruar Magyar në rrjete sociale, ndërsa ai paraprakisht kishte mbajtur edhe konferencë për media.
E Orban u ka thënë përkrahësve të tij se “e ka uruar partinë fituese”.
“Ne do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe vendit tonë edhe nga opozita”, tha Orban.
Është një goditje e madhe për Orbanin, udhëheqësin më jetëgjatë të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe një nga kundërshtarët e tij më të mëdhenj, i cili ka bërë një rrugë të gjatë nga ditët e tij të hershme si një figurë liberale dhe antisovjetike deri te nacionalisti miqësor me Rusinë, i admiruar sot nga e djathta ekstreme globale.
Partitë e Orbanit dhe të Magyarit thanë se kishin marrë raportime për shkelje zgjedhore, duke sugjeruar se disa rezultate mund të kundërshtohen nga të dyja palët.
Qendrat e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00. Dalja ishte rekorde, mbi 78 për qind.
Këto zgjedhje ishin konsideruar si një zgjedhje mes “Perëndimit dhe Lindjes”.
Orbani ka penguar vazhdimisht përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, ndërsa ka kultivuar lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka refuzuar t’i japë fund varësisë së Hungarisë nga importet ruse të lëndëve djegëse fosile.
Zbulimet e fundit kanë treguar se një anëtar i lartë i qeverisë së tij shpesh ka ndarë përmbajtjen e diskutimeve të BE-së me Moskën, duke ngritur akuza se Hungaria po vepronte në emër të Rusisë brenda bllokut.
Zgjedhjet u ndoqën nga afër në vende në të gjithë Evropën dhe më gjerë, gjë që dëshmon për rolin jashtëzakonisht të madh që Orbani zë në politikën populliste të së djathtës ekstreme në mbarë botën.
Në Budapest, por edhe në qytete tjera të Hungarisë ka pasur festë pas fitores së Tiszas.
E partia e Magyarit ka marrë urime, përfshirë nga kancelari gjerman Friedrich Merz e presidentin francez Emmanuel Macron.
Merz ka thënë se po shikon para të punojë me Magyarin dhe shpreson “t’i bashkojë forcat për një Evropë të fortë, sigurt dhe mbi të gjitha të bashkuar”.
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Viktor Orbani ka pranuar humbjen në zgjedhjet nacionale në Hungari të mbajtura të dielën. Orbani ka thënë se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe se e pranon humbjen, raporton "The Guardian". Ai ka treguar se e ka uruar Peter Magyarin për fitoren.
“Urova partinë fituese. Ne do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe atdheut tonë edhe nga opozita”, tha Orban.
E edhe Magyari në postim në Facebook e ka pranuar se Orbani e ka uruar për fitore.
Orbanit i ka mbaruar udhëheqja 16-vjeçare në Hungari. Ai ka thënë se rezultati është I dhimbshëm për partinë e tij Fidesz.
Kur janë numëruar mbi 60 për qind të votave, Tisza parashihet të marrë 136 ulëse në Parlament, ndërsa Fidesz 56 ulëse
Numërohen mbi 50 për qind të votave, Tisza parashihet të marrë 136 ulëse
Janë numëruar 53.45 për qind të votave, ndërsa partia Tisza e Peter Magyarit po parashihet të marrë 136 ulëse në Parlamentin e Hungarisë, që do të jetë 2/3 e nevojshme.
Fideszi i Viktor Orbanit do të marrë 56 ulëse, ndërsa Mi Hazank 7 ulëse.
Numërohen mbi 37 për qind të votave, Tisza projektohet të fitojë 132 ulëse
Janë numëruar mbi 37 për qind të votave në zgjedhjet nacionale në Hungari, ndërsa partia Tisza e Peter Magyarit projektohet të fitojë 132 ulëse në Parlamentin e Hungarisë, vetëm një ulëse larg shumicës prej dy të tritave. Fideszi i Viktor Orbanit projektohet të fitojë 598 ulëse ndërsa Mi Hazank 8 ulëse.
Magyar pas konferencës për media ka bërë edhe një postim në Facebook.
“Faleminderit Hungari!” – ka shkruar ai.
Numërohen mbi 21 për qind të votave, Tisza e Magyarit po udhëheq bindshëm
Janë numëruar 21.54 për qind të votave, ndërsa partia Tisza e Peter Magyarit po projektohet të marrë 128 ulëse, është 5 ulëse më pak se 133 sa duhet për të pasur shumicën prej dy të tretave, shkruan "The Guardian". Fideszi i Viktor Orbanit projektohet të ketë 62 ulëse e Mi Hazank 8 ulëse.
Sondazhet tregojnë se Magyar po shkon drejt fitores së madhe
Dy sondazhe opinioni e nxjerrin fitues partinë Tisza në zgjedhjet nacionale në Hungari, që nënkupton se Peter Magyar do ta rrëzojë pas 16 vjetëve Viktor Orbanin nga posti i kryeministrit, raporton BBC.
Sondazhi i Median e vendos partinë e Magyarit si fituese bindëse me 57.1 për qind të votave. Kjo do të nënkuptonte se partia Tisza do të ketë 135 ulëse.
Ndërkohë ky sondazh sugjeron se partia e Orbanit, Didesz do t’i ketë 37.1 për qind të votave.
E Research Center e nxjerr Tiszan fituese me 55 për qind të votave, ndërsa Fideszin në vend të dytë me 38 për qind.
Dalja në zgjedhje ka thyer rekord. Kanë dalë rreth 78 për qind.
Magyar në konferencë për media e ka quajtur ditë historike të dielën. Ai ka falënderuar gjithë votuesit, ndërsa ka thënë se është “optimist por i kujdesshëm”, pasi sondazhet e kanë nxjerrë fitues.
Thyhet rekordi i daljes së qytetarëve në zgjedhjet në Hungari
Dalja e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare në Hungari ka thyer rekord. Shifra e pjesëmarrjes deri në orën 17:00 është 74.23%, një rekord për zgjedhje në Hungari.
Herën e kaluar në vitin 2022 ishte 62.92%, dhe me më shumë se një orë deri në mbylljen e qendrave të votimit, pjesëmarrja tashmë e ka tejkaluar nivelin më të lartë të mëparshëm prej 73.51% në vitin 2002.
Analisti politik Gábor Török sugjeron se mund të shkojë deri në 80% pjesëmarrje kur të mbyllen qendrat e votimit.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se favorizon një parti mbi një tjetër megjithatë është lajm i keq për partinë e ekstremit të djathtë “Our Homeland” dhe parti të tjera më të vogla që kanë nevojë për 5% të votave për të hyrë në parlament.
Partia e Péter Magyar, Tisza, ka thënë se kjo është lajm i mirë për opozitën, por të dy liderët po u bëjnë thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit deri në orën 19:00.
Thirrja e Viktor Orbán në rrjetet sociale:
“Ka shumë njerëz që po votojnë. Kjo do të thotë vetëm një gjë. Nëse duam të mbrojmë sigurinë e Hungarisë, asnjë patriot nuk duhet të qëndrojë në shtëpi!”
Ndërkohë Magyar thotë:
“Tani duhet të japim gjithçka! Votoni dhe inkurajoni të gjithë ta bëjnë këtë. Çdo votë mund të jetë vendimtare!”
Qendrat e votimit janë ende të hapura edhe për më shumë se një orë.
Zgjedhjet në Hungari, deri në ora 15:00 votuan 66 për qind të votuesve
Dalja në zgjedhjet parlamentare në Hungari po pritet të thyej rekord. Sipas të dhënave të autoritetit të zgjedhjeve në Hungari deri në ora 15:00 dalja ishte 66 për qind.
Krahasuar me daljet në ora 15:00 nga zgjedhjet e kaluara, në këto zgjedhje po pritet të thyhet rekord, raporton BBC.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 6:00 ndërsa do të mbyllen në ora 19:00.
Viktor Orbanit po i rrezikohet sundimi 16-vjeçar. Peter Magyar po e sfidon atë.
Hungarezët vendosin nëse do t'i japin fund 16 viteve të sundimit të Orbanit
Hungarezët do të votojnë të dielën në atë që konsiderohet si një nga proceset zgjedhore më të rëndësishme në Evropë këtë vit, një votim që mund të largojë nga pushteti kryeministrin populist Viktor Orban, pas 16 vjetësh në krye të vendit. Ai njihet si aleat i presidentit amerikan Donald Trump.
Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Orbánin, i cili është lideri më jetëgjatë në Bashkimin Evropian dhe shpesh në konflikt me të. Ai ka kaluar nga një politikan liberal dhe kundër Bashkimit Sovjetik në fillimet e tij, në një nacionalist të afërt me Rusinë dhe të pëlqyer nga e djathta ekstreme në botë.
Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 të mëngjesit dhe priten të mbyllen në orën 19:00. Orbán dhe kundërshtari i tij kryesor, Péter Magyar, priten të votojnë gjatë paradites.
Zgjedhjet po ndiqen me vëmendje të madhe në Evropë dhe më gjerë, për shkak të rolit të madh që Orbáni ka në politikën populiste të djathtë.
Mbështetës të lëvizjes “Make America Great Again” të Donald Trump e shohin qeverinë e Orbánit dhe partinë e tij Fidesz si shembull të politikave konservatore dhe kundër globalizmit. Ndërkohë, mbështetësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit e kritikojnë ashpër atë.
Pas orës së parë të votimit, 3.6% e votuesve të regjistruar kanë votuar, sipas Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve. Ky është një rekord në historinë e Hungarisë pas periudhës socialiste dhe pothuajse dyfish më i lartë se në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2022.
Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungarinë nga regjimi i Orbanit
Fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Hungari, Peter Magyar, i është drejtuar turmës së madhe të qytetarëve në Budapest që janë mbledhur për të festuar fitoren.
Ai tha se partia e tij Tisza dhe Hungaria fituan zgjedhjet.
“Së bashku, ne e çliruam Hungarinë e çliruam nga regjimi i Viktor Orbanit”, tha Magyar.
Ai tha se s’do të ishte e mundur kjo pa popullin.
Ai tha se kurrë s’ka pasur numër kaq të madh të njerëzve në Hungari që kanë votuar.
Dalja në zgjedhje ishte rekorde, afro 78 për qind, ndërsa Tisza e Magyarit e rrëzoi nga froni Fideszin e Viktor Orbanit që ishte në pushtet për 16 vjet.
“Tisza nuk i fitoi e vetme zgjedhjet, të gjitha shenjat tregojnë për një shumicë të fortë prej dy të tretash në Parlament. Kjo do të thotë një transferim paqësor dhe efikas të pushtetit”, tha Magyar.
Ai tha se regjimi i Orbanit tentoi të bënte çdo gjë për ta ndalur Tiszan.
“Sot fitoi dashuria, sepse dashuria gjithmonë fiton”, tha Magyar.
E nga turma pati thirrje "rusë shkoni në shtëpi".
VIDEO: "Rusët jashtë"
Hungary chose Europe today.
Budapest’s streets are packed, with people chanting “Russians out” pic.twitter.com/LxImc2cSZQ— Daniela Prugger (@Daniela_Prugger) April 12, 2026
VIDEO:
VIDEO:
Euphoria in Budapest after the opposition’s victory. Tens of thousands of people poured into the streets. Incredible scenes in the metro.#Budapest #Hungary #Elections #OppositionVictory #Democracy #Breaking #Europe #Politics #News pic.twitter.com/vjMnnkUdti
— Bertold Kittel (@Bertold_K) April 12, 2026
VIDEO:
Hungary chose Europe today.
Budapest’s streets are packed, with people chanting “Russians out” pic.twitter.com/LxImc2cSZQ— Daniela Prugger (@Daniela_Prugger) April 12, 2026
VIDEO:
Так угорці святкували перемогу над Віктором Орбаном.
Петро Порошенко привітав демократичний вибір угорського народу і перемогу партії «Тиса» та її лідера Петера Мадяра: В Україні хотіли б бачити Угорщину добрим другом, важливим партнером і надійним сусідом.
Budapest Orban Hungary pic.twitter.com/hwHgEKpQK0— Європейська Солідарність Одещина (@ESMediaOdesa) April 13, 2026
Liderët evropianë urojnë Magyarin
Një numër i konsiderueshëm i liderëve evropianë e kanë mirëpritur fitoren e Peter Magyarit në zgjedhjet në Hungari, që i ka dhënë fund pushtetit 16-vjeçar të Viktor Orbanit.
“Zemra e Evropës po rreh më fortë në Hungari sonte”, ka shkruar në rrjetet sociale presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë e ka zgjedhur Hungarinë”.
“Hungaria ka folur”, tha kancelari gjerman Friedrich Merez, që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Magyarin “drejt një Evrope të fortë, të sigurt dhe mbi të gjitha të bashkuar”.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se ka fituar Evropa dhe vlerat evropiane, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron e përshëndeti atë që e quajti fitore e demokracisë dhe “përkushtim i popullit hungarez ndaj vlerave të bashkimit Evropian”.
E kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi “moment historik për demokracinë evropiane”.
Kush është Peter Magyar, fituesi i zgjedhjeve në Hungari?
Vetëm në dy vjet, Peter Magyar është rritur nga një figurë praktikisht e panjohur në politikën hungareze deri te njeriu që i dha fund dominimit 16-vjeçar të partisë Fidesz të Viktor Orbanit, që dikur ishte shtëpia e tij.
Magyar u bë i famshëm në vitin 2024, ndërsa qeveria u përball me një skandal faljeje presidenciale që përfshinte bashkëpunëtorin e një abuzuesi me fëmijë. Përpara kësaj, ai ishte rritur në një familje konservatore dhe nuk ishte aspak i huaj kur bëhej fjalë për politikën e Fidesz.
I lindur në një familje konservatorësh të shquar, gjyshi i tij ishte personalitet i njohur televiziv dhe avokat Pal Eross, ndërsa kumbari i tij Ferenc Madl ishte President i Hungarisë. Magyar mori diplomën e tij nga fakulteti juridik i Universitetit Katolik Pazmany Peter në vitin 2004.
Ndërsa ishte në universitet, ai u miqësua me Gergely Gulyas, tani Ministër i zyrës së Kryeministrit Viktor Orban. Gulyas e prezantoi Magyarin me Judit Varga-n, me të cilën pati tre fëmijë pasi u martua me të në vitin 2006. Varga më vonë u bë ministër i drejtësisë i vendit nën Orban.
Pasi u dërgua në Bruksel nga qeveria Orban për të shërbyer si diplomat që merrej me çështjet e BE-së, familja u kthye në Hungari në vitin 2018. Magyar u emërua në bordin e drejtorëve të kompanisë shtetërore të operimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve Magyar Közut ZRT. Më vonë ai u bë kreu i ofruesit të kredive studentore të qeverisë dhe ishte në bordin e disa kompanive të tjera shtetërore.
Ai dhe Judit Varga, e cila u bë ministre e drejtësisë gjatë asaj periudhe, u divorcuan në vitin 2023.
Magyari ishte kryesisht i panjohur për publikun derisa shpërtheu një skandal në fillim të vitit 2024, ku falja e bashkëpunëtorit të një abuzuesi të dënuar me fëmijë çoi në dorëheqjen e presidentit, si dhe në tërheqjen e Vargas nga politika.
Partia Fidesz fajësoi Vargën, e cila nënshkroi vendimin e faljes në cilësinë e saj si ministre e drejtësisë.
Peter Magyar u indinjua aq shumë saqë brenda pak orësh shkroi në Facebook kundër qeverisë Orban. Që nga ai moment e tutje, marrëdhënia e tij me partinë u përmbys.
Postimi i tij akuzoi qeverinë për korrupsion dhe përshkroi abuzimet që ai kishte parë personalisht, siç është detyrimi për të favorizuar njerëz të afërt me Orban gjatë kohës së tij si kreu i ofruesit kombëtar të kredive studentore.
Më pas ai dha një intervistë me kanalin online Partizan, një ngjarje që konsiderohet se luajti një rol të madh në popullaritetin e tij në rritje të shpejtë.
Në fakt, Peter Magyar u bë aq popullor saqë brenda pak ditësh organizoi një tubim në Budapest në Andrassy Avenue, i cili tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz.
Duke përfituar nga mbështetja e tij e re, ai mori drejtimin e Partisë Tisza, e cila më parë nuk njihej, dhe kandidoi si kandidat në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit 2024. Ai fitoi një vend si eurodeputet, me Tiszën që u rendit e dyta pas koalicionit qeverisës.
Rezultati i atyre zgjedhjeve tregoi se votuesit hungarezë dukeshin se ishin zhgënjyer gjithnjë e më shumë me partitë e tjera të opozitës, të cilat hungareze i quanin “opozitë e vjetër”.
Skandalet dhe akuzat nuk bënë shumë për të dëmtuar ngritjen e Hungarisë.
Që atëherë, ndaj tij janë ngritur një sërë akuzash, duke përfshirë akuza për dhunë në familje nga ish-gruaja e tij, spiunazh dhe konsum droge. Një dokument u postua së fundmi nga mediat, duke pretenduar se ishte programi tatimor i Partisë Tisza, por autenticiteti i tij nuk u konfirmua kurrë.
Në një incident që ndodhi në shkurt të këtij viti, Magyar tha se ishte shantazhuar nga figura qeveritare me një video seksuale që e tregonte atë dhe ish-partneren e tij, të regjistruar fshehurazi në një apartament në Budapest në vitin 2024. Përfaqësuesit e Fidesz e mohuan këtë pretendim.
Hungaria ka premtuar të përmirësojë shërbimet publike në vend dhe të ndërmarrë reforma që do të shkrijnë miliarda euro që BE-ja i kishte ndarë Hungarisë.
Qëndrimi i tij mbi çështjet LGBTQ është i paqartë, ndërsa pikëpamjet e tij mbi imigracionin janë edhe më të rrepta se ato të Orbanit, pasi ai ka thënë se do t’i jepte fund programit të qeverisë për punëtorët mysafirë. Ai në përgjithësi nuk i beson medias dhe shpesh përplaset me të.
Në përgjithësi, premtimi i tij për votuesit është i thjeshtë: një vend funksional me një identitet perëndimor dhe politikë kristiano-konservatore, por pa atë që ai e quan korrupsionin e Fidesz-it./Euronews Albania