Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka bërë thirrje për fitore të forcave të krahut të djathtë në zgjedhjet evropiane që mbahen në qershor, dhe ka ofruar mbështetje për ish-presidentin, Donald Trump në procedurën e shumëfishtë penale kundër tij.
Viktor Orban, një populist i krahut të djathtë dhe udhëheqësi më jetëgjatë i Bashkimit Evropian, u ka thënë mbështetësve në konferencën e tretë vjetore të CPAC në Hungari të enjten, se konservatorët në të gjithë Perëndimin, duke përfshirë atë dhe Trump, janë nën sulmin e një rendi hegjemonist liberal, raporton AP.
Sipas tij, zgjedhjet e BE-së në qershor dhe zgjedhjet në SHBA në nëntor, do të jenë një shans për të nisur një "epokë sovraniteti" për t'i dhënë fund asaj që ai e quajti "shpirti progresiv botëror".
“Këto zgjedhje përkojnë me ndryshime të mëdha në tendencat politike dhe gjeopolitike botërore. Rendi i botës po ndryshon dhe ne duhet të marrim kauzën tonë për të triumfuar në mes të këtyre ndryshimeve. Liberalët progresivë e ndjejnë rrezikun. Të zëvendësosh këtë epokë do të thotë t'i zëvendësosh ata”, ka deklaruar Orban.
- Largimi i Orbanit nga i cili mund të nxjerrin mësime liderët me synime autoritare
-
Zgjedhjet e 12 prillit – Orban merr mbështetjen e së djathtës ekstreme të Evropës
-
Rubio thotë se fitorja e Orbanit në zgjedhje është në interesin kombëtar të SHBA-së
-
Hungaria shpall zgjedhjet, Orbani vihet në test pas 16 vjetësh
-
Presidenca e Trumpit do të ndihmojë patriotët evropianë të "pushtojnë" Brukselin, thotë Orban