Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Opozita i kërkon Johnsonit dorëheqje për ndejën në izolim

Kryeministrit britanik, Boris Johnson, e ka pranuar për herë të parë se kishte marrë pjesë në një ndejë me pije në selinë kryeministrore gjatë izolimit të parë të Britanisë në pandemi.

Duke folur para ligjvënësve britanikë, ai ka kërkuar falje të përzemërt, sikurse ka thënë ai, që besonte se ishte ndejë pune.

Lideri i laburistëve i ka kërkuar Johnsonit që të japë dorëheqje, duke e quajtur aktin “spektakël patetik të një burri që ka dalë nga rruga”. Ai dhe deputetët e tjerë i kanë shtruar pyetje liderit britanik lidhur me aktivitetin që ka shkaktuar debat të madh në shtetin ishullor.

Dëshmitarët kanë thënë se kryeministri dhe gruaja e tij ishin në mesin e tridhjetë personave që morën pjesë në ndejën e majit të vitit 2020. Atëherë ishte e ndaluar të takoje më shumë se një person në mjedis të jashtëm. Tani po priten rezultatet e një hetimi për rastin. Të martën janë raportuar 379 vdekje të lidhura me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe më shumë se 120 mijë infektime të reja me koronavirus.