Partia opozitare liberale e Koresë së Jugut (DPK) ka fituar shumicën dërrmuese të ulëseve në Asamblenë Kombëtare në zgjedhjet e përgjithshme të vendit duke marrë kështu kontrollin e parlamentit, raporton “BBC”.
Partia Demokratike (DPK) dhe partitë më të vogla opozitare siguruan së bashku 192 nga 300 vendet në Asamblenë Kombëtare.
Votimi po cilësohet si referendum afatmesëm për presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, të cilit i kanë mbetur edhe tri vjet shërbim në detyrë.
Ky rezultat mund ta inkurajojë po ashtu liderin e partisë DPK, Lee Jae-myung, i cili humbi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 me rezultat të ngushtë nga presidenti Yoon, për të kandiduar përsëri për president.
Yoon është nën presion për të gjetur zgjidhje për një sërë çështjesh, duke përfshirë rritjen e çmimeve të ushqimeve, plakjen e shpejtë të popullsisë dhe grevën e vazhdueshme të mjekëve.
-
Liberali Lee Jae-myung pritet t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në Kore të Jugut, thonë sondazhet
-
Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Kore të Jugut
-
Koreja e Jugut do të mbajë zgjedhje të parakohshme, pas shkarkimit të presidentit
-
Gjykata shkarkon presidentin jugkorean
-
Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti korean lirohet nga burgu