Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është liruar nga burgu të shtunën, një ditë pasi Gjykata e Seulit e anuloi masën e arrestit për t’i lejuar të dilte në gjyq pa qenë në paraburgim.
Ai u prit nga mbështetës që e duartrokitën sapo doli nga burgu.
Në një deklaratë të lëshuar përmes avokatëve të tij, Yoon u ka kërkuar atyre që janë në grevë urie si shprehje kundërshtie për shkarkimin e tij t’i japin fund asaj.
Yoon u arrestua në janar pas ligjit ushtarak që shpalli në vend dhe që e çoi vendin në krizë politike. Opozita parlamentare votoi pro shkarkimit, duke çuar në suspendim të tij nga zyra.
Pas votimit parlamentar, i takon Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë rastin nëse do ta shkarkojë zyrtarisht apo ta kthejë në detyrë Yoonin. Nëse gjykata e mban vendimin e shkarkimit, Koreja e Jugut do të shkonte në zgjedhje.
-
Presidenti i shkarkuar jugkorean shpallet fajtor për abuzim me pushtetin
-
Ish-presidenti jugkorean arrestohet sërish
-
Koreja e Jugut do të mbajë zgjedhje të parakohshme, pas shkarkimit të presidentit
-
Gjykata shkarkon presidentin jugkorean
-
Ngrihet padi për kryengritje ndaj presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol