Në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga INTERPOL-i është kapur sasi e drogës në vlerë 717 milionë milionë euro, ndërsa janë arrestuar 1330 persona nëpër botë, është njoftuar nga Interpoli.
Operacioni Lionfish V, që u zhvillua nga 23 qershori deri më 31 korrik, shënjestruan trafikimin e drogës nëpërmjet ajrit, tokës dhe po ashtu ujërave në 22 shtete në mbarë botën.
U kapën 291 tonë lëndë kimike dhe 35.5 tonë narkotikë.
Derisa drogat si kokaina e kanabisi vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut, operacioni nënvizoi edhe rritjen e prodhimit të shitjes së drogave sintetike si metamfetamina, Captagon dhe ketamina.
Kimikatet pararendëse janë veçanërisht të vlefshme për organizatat kriminale, pasi mund të prodhojnë sasi të madhe të drogave sintetike dhe atë me një marzh fitimi shumë të lartë.
Në operacionin pesëjavorë, autoritetet gjetën 1.8 tonë ketaminë, 683 kg metamfetaminë dhe 581 kg Captagon.
Edhe
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i
U kapën 20.2 tonë kokainë, 11.7 tonë kanabis, 158 kg heroinë, 65.100 tableta dhe 48 kg Tramadol, 9.5 milionë tableta pseudofedrine që përdoren për të prodhuar metamfetaminën. Po ashtu armë zjarri, raketa dhe eksplozivë.
Janë bërë 1333 arrestime. Të arrestuarit janë nga 25 shtetësi të ndryshme.
Shtetet pjesëmarrëse në këtë aksion ishin Australia, Bahrejni, Brazili, Kamboxhia, Kolumbia, India, Indonezia, Iraku, Japonia, Jordania, Malajzia, Maldivet, Maroku, Nigeria, Omani, Filipinet, Katari, Shri Lanka, Siria, Tajlanda, Turqia e Emiratet e Bashkuara Arabe.
-
Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar
-
Europoli godet rrjetin gjigant të drogave sintetike në Evropë
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Kapja e madhe e drogës që zbuloi betejat përgjatë “autostradës së kokainës”