Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Në luftimet në Tripoli janë vrarë 121 persona

Agjencia për shëndetësi e Kombeve të Bashkuara, thotë se nga luftimet që po vazhdojnë ndërmjet milicive rivale për kontrollin e kryeqytetit libian, Tripoli, janë vrarë të paktën 121 persona.

Organizata Botërore për Shëndetësi (OBSH) tha sot se 561 persona janë plagosur që prej kur e vetëquajtura Ushtria Kombëtare e Libisë nisi një ofensivë ushtarake më 5 prill.

OBSH-ja në Libi përmes një postimi në Twitter tha se organizata ka dërguar furnizime me barna dhe më shumë staf në Tripoli, teksa denoncoi “sulmet e vazhdueshme ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe makinave të tyre”, që prej se nisën luftimet.

Libia është e ndarë ndërmjet qeverive rivale në lindje dhe perëndim të vendit dhe këto qeveri, mbështeten nga milici të ndryshme.

komandanti Khalifa Haftar udhëheq të ashtuquajturën Ushtria Kombëtare e Libisë dhe forcat e tij, po luftojnë kundër trupave të Qeverisë në Tripoli, që mbështetet nga OKB-ja, transmeton rel.

Haftar ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare që të ndërpresë luftimet, që kanë lënë të vdekur dhjetëra persona.

Edhe Ashpërsohet lufta për Tripolin Botë Ashpërsohet lufta për Tripolin

Më herët gjatë kësaj jave, OKB-ja tha se mbi 8 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftimeve.

Rusia mbështetë Haftarin, së bashku me Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Libia, një vend i pasur me naftë, që prej vitit 2011, kur udhëheqësi i atëhershëm Muammar Gaddafi u rrëzua nga pushteti, është duke u përballur me dhunë dhe paqëndrueshmëri politike.