Më shumë se 24 000 emigrantë të parregullt dhe refugjatë kanë arritur në Evropë përmes rrugës detare që nga fillimi i vitit 2019, njoftoi të premten agjencia për emigracion pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Bazuar në raportin e publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), 555 persona kanë humbur jetën në det që prej fillimit të këtij viti.
Gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, rreth 37 000 refugjatë dhe emigrantë arritën të udhëtojnë për në Evropë, 875 prej të cilëve u mbytën në Detin Mesdhe./Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
OKB-ja raporton për më shumë se 80,000 emigrantë ilegalë në Evropë sivjet
-
Sipas OKB-së, sivjet në Europë hynë mbi 70 mijë refugjatë
-
Sivjet në Detin Mesdhe 858 migrantë të vdekur
-
IOM: Aktualisht ka rreth 258 milionë refugjatë në botë
-
IOM: Në ujërat e Mesdheut nga fillimi i vitit 2.133 emigrantë gjetën vdekjen