Së paku 1892 civilë janë vrarë dhe 2558 janë lënduar në Ukrainë që prej fillimit të luftës në shkurt, ka bërë të ditur një raport i Kombeve të Bashkuara.
Numri i vdekjeve të regjistruara përfshijnë 478 burra, 308 gra, 30 vajza, 52 djem, gjithashtu edhe 71 fëmijë dhe 953 të rritur, gjinia e të cilëve ende është e panjohur, shkruan CNN.
“Më së shumti dëme të civilëve janë shkaktuar nga shpërthimet, përfshirë bombardimet nga ajri, sistemet raketore e format tjera”, ka thënë ai.
Shifrat aktuale të viktimave mund të jenë dukshëm më të larta për shkak të një vonese në raportet nga disa vende, shtoi OHCHR. Këto përfshijnë zona të tilla si Mariupoli, ku shifrat janë ende duke u vërtetuar.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka raportuar një numër më të madh të viktimave të fmijëve. Në një deklaratë të mërkurën ajo tha se 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 u plagosën që nga fillimi i pushtimit rus.