Në një moment të pazakontë mirëkuptimi, ministrat e 75 shteteve, përfshirë BE-në, SHBA-në dhe Kinën nisën sot diskutimet për një kontroll më të mirë të tregtisë on line në kuadër të OBT-së, bëri të ditur BE-ja në një komunikatë.
Tregtia on line është një realitet në pjesën më të madhe të botës, kështu që duhet t’u sigurojmë qytetarëve tanë dhe bizneseve një mjedis tregtar që të jetë i parashikueshëm, efikas dhe i sigurt”, pohoi komisionerja europiane për Tregtinë, Cecilia Malmström, cituar në një deklaratë, në vazhdën e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
‘’Kjo është një ditë historike që dëshmon se Organizata Botërore e Tregtisë mund të përballet me sfidat e shekullit të XXI, u shpreh komisionerja në një mesazh në Twitter, duke e paraqitur këtë marrëveshje si një progres të multilateralizmit.
Në një moment kur lufta tregtare ka ngjallur tensione mes SHBA-së dhe Kinës, ndërsa OBT-ja e gjen veten shpesh të kritikuar për shkak të pamundësisë për të rregulluar tregun e shkëmbimeve.