Gjenevë, 12 shkurt (AP) – Të gjitha hipotezat janë ende hapur në kërkimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me origjinën e COVID-19, ka thënë të premten drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Misioni i OBSH-së, që kishte kryer hulumtime në Kinë, ka bërë të ditur javën e shkuar se nuk po ndërmerr kërkime të tjera lidhur me mundësinë e rrjedhjes së virusit nga ndonjë laborator dhe këtë opsion e ka vlerësuar si pak të mundshëm.
Shefi i trupit shëndetësor të OKB-së ka konfirmuar të jenë shfaqur disa pikëpyetje nëse disa hipoteza janë përjashtuar.
Ai ndërkaq ka siguruar se të gjitha opsionet janë të hapura dhe se kërkojnë analiza dhe studime të mëtutjeshme.
Hipoteza kryesore e ekipit hulumtues të OBSH-së në Wuhan të Kinës është se virusi ka pasur origjinën tek lakuriqët, por ka numëruar disa mundësi se si mund të jetë bartur tek njerëzit, mbase fillimisht duke e infektuar ndonjë kafshë tjetër.
-
OBSH: Nuk kemi hequr dorë nga zbulimi i origjinës së COVID-19
-
OBSH-ja rekomandon studimin e teorisë se COVID-19 u shpërnda aksidentalisht nga laboratori
-
Ekipi i ri i OBSH-së mund të jetë shansi i fundit që të zbulohet origjina e COVID-19
-
Shkencëtarët kritikojnë ekipin e OBSH-së, kërkojnë hetime më të thella për origjinën e COVID-19
-
Kritika ndaj OBSH-së për raportin rreth origjinës së virusit