Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 13 vende të tjera kanë adresuar kritika në llogari të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkaku i vonesës në përpilimin e raportit rreth origjinës së koronavirusit dhe mungesës së qasjes në të dhënat e plota.
Shtëpia e Bardhë ka nxitur OBSH-në që të ndërmarrë hapa shtesë për përcaktimin e origjinës, pasi që raporti i përpiluar nuk ka përmbushur pritshmëritë. Shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Ghebreyesus ka bërë të ditur se Kina nuk i ka ndarë të dhënat me ekipin e organizatës që kishte udhëtuar në këtë shtet aziatik për qëllime hulumtuese. SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore i kanë bërë thirrje Kinës që t’u sigurojë ekspertëve të pavarur “qasje të plotë” në. Raporti i OBSH-së ka cekur se virusi është përhapur nga lakuriqët te njerëzit me anë të një kafshe tjetër, por ka përjashtuar opsionin e krijimit në laborator.
-
OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in
-
OBSH-ja synon ftohjen e debatit politik për origjinën e COVID-19
-
Zyrtari i OBSH-së: Punëtori i infektuar i laboratorit kinez mund ta ketë përhapur virusin
-
Shkencëtarët kritikojnë ekipin e OBSH-së, kërkojnë hetime më të thella për origjinën e COVID-19
-
OBSH-ja thotë se nevojiten më shumë hetime për të zbuluar origjinën e COVID-19