Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se taskforca e re mund të jetë mundësia e fundit që të gjendet origjina e COVID-19.
Ka nominuar 26 ekspertë për të qenë pjesë e trupit - Grupi Këshillues Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të rinj.
Në më shumë se një vit e gjysmë që kur virusi i identifikua në qytetin kinez të Wuhanit, pyetja se si nisi ky virus mbetet e paqartë, raporton BBC.
Ekipi do të shikojë nëse virusi është transmetuar nga kafshët te njerëzit në marketet e Wuhanit, apo ka dalë aksidentalisht nga një laborator.
Në shkurt, një ekip i OBSH-së konkludoi se virusi me shumë gjasë ka ardhur nga lakuriqët, porse duhej më shumë punë të bëhej për vërtetimin e kësaj.
Artikuj të ngjashëm
-
OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in
-
OBSH-ja rekomandon studimin e teorisë se COVID-19 u shpërnda aksidentalisht nga laboratori
-
Origjina e COVID-19 mund të mos kuptohet kurrë, thonë agjencitë amerikane të Inteligjencës
-
OBSH-ja synon ftohjen e debatit politik për origjinën e COVID-19
-
Shkencëtarët kritikojnë ekipin e OBSH-së, kërkojnë hetime më të thella për origjinën e COVID-19