Organizata Botërore e Shëndetësisë po parashikon të ketë edhe 236 mijë vdekje të reja në Evropë si pasojë e pandemisë COVID-19 deri më 1 dhjetor, për shkak të ngecjes dhe hezitimit për vaksinim në disa prej shteteve të varfra të kontinentit, raporton agjencia AFP.
“Javën e kaluar, kishte një rritje 11 për qind në numrin e vdekurve. Një projeksion i besueshëm është të presim 236 mijë vdekje në Evropë deri më 1 dhjetor”, ka thënë të hënën drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.
Kluge në anën tjetër ka bërë thirrje që shkollat të rihapen, duke thënë se mbyllja ka ndikuar në shëndetin mental të fëmijëve.
“Fëmijët tonë kanë vuajtur shumë gjatë 20 muajve të fundit, veçanërisht ata që ishin më të cenueshëm dhe që nuk mund të përfitonin nga mënyra digjitale e të mësuarit. Ndryshe nga një vit më parë, tash jemi në pozitë t’i mbajmë të sigurt”, ka thënë Kluge.
Ai u ka bërë thirrje shteteve të implementojnë strategji për vaksinim të mësimdhënësve, personelit tjetër shkollor dhe fëmijëve mbi 12 vjet, veçanërisht ata me probleme shëndetësore.
Ai u ka bërë thirrje shkollave edhe të marrin gjitha masat, përfshirë distancën sociale, maskat dhe testimin e rregullt të stafit dhe nxënësve.
-
OBSH-ja alarmon për ngritjen e rasteve në Evropë
-
OBSH: Afro 10 mijë persona vdiqën nga COVID-19 muajin e kaluar nëpër botë
-
Evropa regjistron 7 milionë raste brenda javës
-
OBSH-ja paralajmëron rritje të numrit të vdekjeve e stërmbushje të spitaleve
-
OBSH-ja e shqetësuar për valën e rasteve me COVID-19 në Evropë