Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur të enjten se ka evakuuar rreth 100 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë nga Gaza në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje që të rifillonin transferimet e rregullta mjekësore jashtë enklavës.
"Ky ishte evakuimi më i madh deri më tani nga Gaza që nga tetori i vitit 2023”, ka thënë për gazetarët Richard Peeperkorn, Përfaqësuesi i OBSH-së për territorin e pushtuar palestinez, duke iu referuar një operacioni që u zhvillua të mërkurën.
"Gaza ka nevojë për korridore mjekësore. Ne kemi nevojë për një sistem më të mirë të organizuar dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ai.
Sipas tij, mbi 10,000 gazanë janë në pritje të transferimit.
-
OBSH-ja bën thirrje për më shumë evakuime mjekësore nga Rripi i Gazës
-
Fëmija nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor
-
OBSH-ja po shikon t'i evakuojë deri në 1000 gra dhe fëmijë palestinezë për trajtim mjekësor
-
Izraeli urdhëron evakuimin e një zone që ishte caktuar si zonë humanitare në Gaza
-
Izraeli lejon evakuimin e parë mjekësor nga Gaza në gati 2 muaj