Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja e pakënaqur me “shpirtngushtësinë” e shteteve të pasura për ndarjen e vaksinave

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka bërë thirrje për moratorium dymujor në administrimin e vaksinave kundër COVID-19 si pjesë e reduktimit të pabarazisë botërore të vaksinimit dhe për parandalimin e varianteve të reja të koronavirusit.

Derisa Hungaria i ka edhe tetë milionë doza vaksinash në depo, Tedros Hebrehesus u ka bërë thirrje shteteve për më shumë solidaritet me vendet e tjera që po kanë vështirësi të zbatojnë fushata të vaksinimit masiv.

Tedros ka thënë në Budapest se përnjëmend është i zhgënjyer me përmasat e donacioneve të vaksinave në shkallë botërore në kohën kur shumë shtete të vogla nuk po ia dalin të sigurojnë doza të mjaftueshme për popullsinë e tyre.

Ndërkohë shumë shtete të pasura kanë krijuar stoqe vaksinash nga frika se mund të ketë nevojë edhe për dozë të tretë kundër varianteve të reja të koronavirusit. Tedros u ka bërë thirrje shteteve të kamura që të ndajnë dozat me vendet e tjera me qëllim që edhe vendet e varfra të kryejnë fushatën e dhënies së dozave të para të vaksinave.