Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja e pranon pabarazinë “skandaloze” në vaksinim ndërmjet shteteve

Tedros Adhanon Ghebreyesus, OBSH

Shpërndarja e vaksinave kundër pandemisë së koronavirusit po shoqërohet përherë me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur “pabarazi skandaloze”.

Reagimi pasoi ditën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë përcaktoi caqe të reja për mbrojtjen e qytetarëve në shtetet më të varfra.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së ka paralajmëruar se asnjë vend nuk duhet të pretendojë se është jashtë rrezikut pavarësisht shkallës së vaksinimit, përderisa po vazhdon përhapja e SARS-Kov-2 dhe varianteve të tij. Tedros ka thënë se situata vazhdon të mbetet shumë e rrezikshme. Ai ka bërë të ditur se më shumë se 75 për qind e vaksinave janë administruar vetëm në dhjetë shtete.

Tedros ka thënë se një grup i vogël shtetesh që po prodhojnë dhe blejnë shumicën e vaksinave, po e kontrollon edhe fatin e pjesës tjetër të botës. Kovaksi, program i OBSH-së dhe aleanca e saj e vaksinave, ka dërguar 72 milionë doza në 125 shtete dhe ekonomie të botës prej shkurtit.

Kjo nuk përbën as 1 për qind të popullsisë së përbashkët të krejt këtyre shteteve. OBSH-ja ka bërë thirrje për shpërndarje më të barabartë të vaksinave që të arrihet caku për vaksinim të 10 për qind të popullsisë së botës deri në shtator.