Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka adresuar thirrje për dyfishimin e furnizimeve me vaksinat kundër COVID-19, duke bërë të ditur se shtetet më pak të zhvilluara duhet “të presin dhe të shohin” derisa ato më të pasurat kanë çuar përpara programet e tyre të imunizimit.
Ai me këtë ka dënuar “nacionalizmin e vaksinave”, për të cilin ka thënë se mund t’u shërbejë vetëm synimeve afatshkurtra politike. Gjatë një konference në Gjenevë, shefi i OBSH-së u ka bërë thirrje vendeve përreth botës që të mos e mbyllin dritaren e mundësisë që vaksinat kanë hapur për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai ka tërhequr vërejtjen se tensionet nuk mund të jenë më të larta teksa ka shtuar se në këtë kohë çdo moment çon peshë. \ Reuters
-
Kreu i OBSH-së nxit shtetet e G20-s ta ndjekin shembullin e Amerikës me shpërndarjen e vaksinave
-
OBSH-ja e pakënaqur me “shpirtngushtësinë” e shteteve të pasura për ndarjen e vaksinave
-
OBSH-ja u kërkon shteteve të pasura të dhurojnë 10 milionë vaksina anti-COVID
-
Kreu i OBSH-së me kritika për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID
-
Shefi i OBSH-së thotë se shtetet e varfra ende nuk po marrin vaksinat anti-COVID