Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar të hënën vaksinën anti-COVID të AstraZenecas dhe Universitetit të Oksfordit për përdorim urgjent.
Nga ky vendim pritet të përfitojë edhe Kosova, pasi më herët COVAX kishte publikuar parashikimet rreth shpërndarjes së vaksinës për vendet që tashmë kanë aplikuar për këtë vaksinë. Kosova pritet të përfitojë 100.800 doza të kësaj vaksine, derisa është raportuar se efekti i kësaj vaksine shkon deri në 63 për qind për të rritur, reuters.
Testi i i fundit OBSH-së më 8 shkurt zbuloi se vaksina Astrazeneca plotësoi kriteret "e domosdoshme" për sigurinë dhe përfitimet e saj të efikasitetit tejkaluan rreziqet e saj, raportojnë mediat e huaja.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova pranon 38.400 vaksina nga COVAX-i, për pak javë edhe 521 mijë të tjera
-
Sot në Kosovë arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca
-
Sot pritet të vijnë vaksinat e para anti-COVID në Kosovë
-
OBSH-ja rekomandon përdorimin e vaksinës së Oksfordit edhe në vendet me variantin e ri të virusit
-
100 mijë vaksina nga COVAX-i në Kosovë vijnë në fund të shkurtit