Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe vaksinës AstraZeneca edhe në shtetet të cilat janë prekur nga variant i ri i koronavirusit.
Disa variante të reja të virusit COVID-19 i kanë bërë vaksinat më pak efektive, shkruan BBC.
OBSH-ja thotë po ashtu se vaksinat duhet të përdoren edhe tek njerëzit mbi moshën 65 vjeçare, gjë për të cilën disa shtete janë këshilluar ndryshe.
Vaksina e Oksfordit është parë po ashtu si “vaksina e botës” pasi është e lirë, mund të prodhohet masivisht dhe ruhet në frigorifer standard.
Pavarësisht kësaj, vaksina kishte shkaktuar reagime kontraverse sa i përket efektivitetit kundër variantit të ri të virusit, nëse ajo do të duhet të përdoret tek të moshuarit dhe se sa duhet të jetë distanca kohore mes dy dozave.
-
OBSH-ja bën thirrje të shpërndahen vaksinat
-
OBSH: Vaksinat janë efikase ndaj varianteve të reja të COVID-19
-
OBSH-ja aprovon vaksinën AstraZeneca, pritet të përfitojë edhe Kosova
-
Universiteti i Oksfordit nis studimin për efektin e Astra/Zenecas tek fëmijët
-
AstraZeneca: Vaksina anti-COVID nxit përgjigje imune tek të rriturit dhe të rinjtë