Të paktën 16 milionë raste me Covid-19 në të gjithë botën janë raportuar në OBSH dhe mbi 640 000 vdekje.
Ndërkohë, pandemia vazhdon të përshpejtohet.
”Në 6 javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve pothuajse është dyfishuar”, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e rregullt për shtyp për koronavirusin e ri.
”E enjtja e ardhshme shënon edhe gjashtëmujorin nga shpallja e urgjencës globale shëndetësore”, shtoi ai.
“Kjo është hera e gjashtë që një emergjencë globale shëndetësore është deklaruar në bazë të rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit dhe është më seriozja”, theksoi Ghebreyesus/ANSA.
Artikuj të ngjashëm
-
OBSH: Afro 10 mijë persona vdiqën nga COVID-19 muajin e kaluar nëpër botë
-
OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm
-
Rastet me COVID trefishohen në Evropë, hospitalizimet dyfishohen
-
OBSH: COVID-19 mbetet emergjencë globale
-
OBSH: Për 10 javë të përhapjes së Omicronit, rastet me COVID u rritën